Ish-ambasadori Ylljet Aliçkaj: Ndërkombëtarët marrin rëndësi artificale në vendet në zhvillim

19 Qershor 2020, 10:48

Sot në emisionin Rreze Dielli ishte i ftuar shkrimtari dhe skenaristi Ylljet Aliçkaj, I cili në një rrëfim personal tregoi për fëmijërinë e tj, punën si shkrimtar, eskperiencës si skenarist por edhe mundësinë për të qenë ambasdor në Francë.

Ndërsa për librin e tij ‘’ Rrëfenja ndërkombëtare’’ ku autori ka treguar rreth eksperincës së tij si ambasador njëkohësisht është përpjekur edhe të çmitizojë rëndësinë artificiale që marrin ndërkombetarët në një vend tjetër.

’ Në rutinën e tyre të përditshme në vendet e tyre janë  njerëz  të zakonshëm dhe në momentet që vijnë në vende që janë vend trancizioni ose vend etë vogla si Shqipëria  ndjehen shumë më të rëndësishëm dhe dominonant për të arritur deri në nivele diskriminimi. Kjo ndjesi më ka bërë që të bëja anën e kundërt'' shprehet ai. 

Ndërsa thotë se ka pasur mjaft reagime negative.

’ Ka pasur dhe ndërrmarje institucionale për ta penguar librin nga një pjesë kanë vajtur deri tek presidenti Republikës për ta ndaluar librin, dhe shqetësime personale’’ shprehet ai.