Ish-bashkëshorti e dogji me qumësht/ 25-vjeçarja në Report Tv: Vajzës 2 javëshe i fikte cigaret në gojë

20 Nëntor 2019, 19:44

TIRANE- Një ditë pas arrestimit të një burri të dhunshëm ndaj ish-bashkëshortes së tij të divorcuar prej 4 vitesh, emisioni "Pa Gjurmë" në Report Tv sjell  dëshminë ekskluzive të 25-vjeçares me inicialet D.S, e cila ndodhet në repartin djegieve në QSUT pasi ish-burri i saj , B.Balla nga Librazhdi, në orët e para të mëngjesit të së martës (02:30) i hodhi qumësht të valuar në fytyrë. Nëna e dy fëmijëve, një djali 4-vjeç dhe vajzës më të madhe, thotë se kur vajza ishte 2-javëshe, sot 7 vjeç, babai e ka dhunuar duke i fikur cigaret në gojë dhe duke i lënë shenja me thikë në trup. Fakte ngjethëse, për të cilat nëna thotë se ish-bashkëshorti i saj, është dënuar në 2013-ën vetëm me 14 muaj burg. Një vendim skandaloz ky i drjetësisë shqiptare, që jo vetëm ka lënë të pambrojtur një nënë të re të dhunuar bashkë me vajzën e saj, por është tallur me një dënim kaq të lehtë për një baba montruoz.

"Këto dy muaj që kur kishte dalë nga burgu kishte takuar vetëm njëherë fëmijët në qendër dhe më ndoqi deri në shtëpi. Më kërkoi të kthehemi sërish bashkë. Por unë nuk mund të kthehesha. Ka djegur vajzën më cigare në fytyrë dhe ka e ka shpërfytyruar, edhe me thikë dhe ka bërë vetëm 14 muaj burg. Në trup ka shenja thike. Vajza është dhunuar kur ka qenë dy javëshe. Vajza ka qenë me raport mjeko ligjor. Vetëm një herë jam thirrur në gjyq. Herë tjetër nuk kam qenë. Nuk kam pasur avokat", rrëfen 25-vjeçarja ekskluzivisht për emisionin "Pa Gjurmë".