Ermal Ngucaj nga Lepenica e Selenicës, baba i një djali rezulton i zhdukur që prej datës 12 tetor të vitit 2020.
Makina e tij u gjet e braktisur në fshatin Mavrorë dhe brenda saj vetëm sendet personale.
Report tv mori fillimisht dëshminë e nënës dhe babait ndërsa udhëtoi në fshatin ku banonin. Prindërit hodhën dyshime tek një pengmarrje e mundshme, dyshim të cilin e kishte edhe bashkëshortja e cila hodhi poshtë pistën e konfliktit për të cilën po hetohej lidhur me një sasi kanabisi. Në një lidhje telefonike për programin, Nertila Ngucaj tregoi se në telefonatën e fundit që pati me bashkëshortin ai nuk i komunikoi asgjë përveçse i kërkoi ta mbyllte telefonin pasi ishte në makinë dhe kishte ngatërruar rrugën. Pak orë më pas, telefoni i tij rezultoi i fikur.
Pa gjurmë solli edhe dëshminë e motrës së tij, Jetmira Ngucaj. Ajo bëri apel për ndihmë duke hedhur poshtë çdo lajm se i vëllai ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Për emisionin Pa Gjurmë ajo zbuloi të tjera tragjedi që kanë ndodhur në familjen Ngucaj, për të cilën pas ndarjes nga jeta të dy vëllezërve të tjerë heshtja për këtë ngjarje është një tjetër vdekje e ngadaltë