I biri i humbur prej vitesh, nëna fajëson djalin e dytë/ ’Doli nga dera e tij, më fsheh…’

19 Qershor, 19:11

 

Bardhyl Ruku rezulton i humbur që prej 28 prillit të vitit 2005 nga Patra e Greqisë, qytet në të cilin jetonte dhe punonte prej vitesh me vëllezërit e tij. 28-vjeçari asokohe, pas një konflikti të rëndë me kushërinjtë, zhduket në drejtim të pa ditur, megjithëse familjarve u kishte thënë se ishte nisur drejt Shqipërisë.Tashmë kan kaluar plot 19 vite nga zhdukja e tij dhe familjarët ende nuk kanë mësuar asgjë në lidhje me fatin e beratasit.