Ismail Aliaj: Hallvë në kaush, për vdekjen e diktatorit

18 Janar 2022, 08:21

Prill 1985. Në shqipëri lajmi më i bujshëm që do pushtonte cdo familje ishte vdekja e diktatorit Enver Hoxha. Përtej skenave që sot ngjajnë kaq absurde, me të qara histerike kudo nëpër tiranë, trnasmetuar në ekranet e televizorëve bardhë e zi, që pak familje i posedonin, një tjetër realitet shënohej në familjet e përndjekura të regjimit, ata që kishin të afërmit e tyre në burgje, ata që regjimi ju kishte pushkatuar familjarët, ata që ishin degdisur si të internuar apo të dëbuar, ata familje që ju kishin rrëmbyer pasuritë e i detyronin të jetonin në kushte të tmerrshme jetese.... Tek të gjithë ata, ky lajm kishte shkaktuar gëzim, një optimizëm të papërmbajtur. Ishte burimi i një shprese të re, që premtonte se diçka, shumë shpejt do të ndryshonte. Të burgosurit politik që e kanë përjetuar këtë lajm në burgjet e regjimti kanë kujtimet e tyre, disa tregojnë shumë histori, e ndonëj tjetër kujton me një fjali mënyrën se si gëzuan për vdekjen e diktatorit. Ismail Aliaj është një prej tyre. Ai e mban mend këtë ngjarje sepse aty zë fill edhe dënimi i tij si i burgosur politik....