Ja si të pastroni organizimin nga metalet e rënda

6 Korrik 2020, 12:56

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar reumatologia Evis Skuqi e cila bërë disa sygjerime për smoothie Detox, të cilat ndihmojnë për të kuruar disa probleme shëndetësore dhe jo vetëm në humbjen e peshës.Një ndër smoothiet që sygjerohet më shumë është ai për pastrimin nga metalet e rënda:

‘’Ky është vetëm një shembull i detox-it për metalet e rënda por  përpara se pacienti apo klienti apo personi të vij tek ne ai drejtohet për një problem të caktuar shëndetësorë. Si fillim kërkohet një nivel bazë I personit I cili është I interesuar për të bërë, kur vjen për metalet e rënda e di ka bërë një ekzaminim paraprakë apo ka qenë I sëmurë me një patologji të caktuar dhe ka marr një ngarkesë të madhe, të jetës që ka bërë’’ shprehet reumatologia Evis Skuqi, e cila  për këtë recetë, sygjeroi këto përbërës:

-1 banane

- 1/2 kupe boronice

- 1 luge caji dulse Atlantike

- 1 luge kafe koriander

- 1/2 kupe majdanoz

- 1 kupe spinaq

- 1 gote uje

- 1 portokall