Bakllava me arra
Përbërësit:
- 1 kg miell
- 6 të verdha vezësh
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 2 filxhanë çaji arra të shtypura
- 1 e 1/2 gotë niseshte
- 2 gota gjalpë të shkrirë
- 6 gota sheqer
- 5 gota ujë
Përgatitja:
Zëmë brumin e petëve dhe e lëmë të pushojë për 15-20 minuta, mbuluar me pecetë të lagur. Më pas e ndajmë brumin në 2 pjesë. Hapim një petë të madhe me trashësinë e 2 petëve të holla të byrekut, e lyejmë me gjalpë, e presim në katrore 4 gisht të gjera, i bashkojmë me njëra tjetrën, hedhim miellin sipër dhe hapim një petë. E shtrojmë në tepsi të lyer me gjalpë, hedhim arrat e shtypura e pak sheqer dhe pastaj hapim pjesën tjetër të brumit në një petë siç vepruam me të parën. E presim bakllavanë e spërkatim me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë. Pasi të ftohet plotësisht e sherbetosim.