Janë ende të zhdukur / ”Pa Gjurmë” përcjell dëshmitë: Mirela me djalin jetojnë në Shkodër?

1 Shkurt 2021, 19:41

Ka kaluar një vit nga zhdukja e Bledi Zefit dhe shumë dëshmi, nga të cilat dyshohet se 9-vjecari ndodhet në qytetin e Durrësit mbërritën edhe këtë të martë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV. I mituri humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirela Zefin në gusht të 2019 pasi u larguan nga Amerika, por që nga kërkimet e familjarëve u zbulua nga sistemi TIMS se 35-vjecarja bashkë me djalin 9 vjeç kishin hyrë në Shqipëri. Që nga ai moment pista e kërkimeve u përqëndrua brenda territorit shqiptar, kjo nisur edhe nga informacionet që mbërritën live në emisionin ’Pa Gjurmë’ se Mirela bashkë me djalin e saj ishin strehuar përgjatë muajve të verës në një banesë me qira në zonën e njohur si Çezma e Ferrës në Durrës. Por me rikthimin e kësaj historie herë pas here të tjera dëshmi zhvendosën vendodhjen e nënë e bir në qytetin e Shkodrës. Aty ku sërish nuk u gjetën gjurmë të tyre. Këtë të martë të tjera dëshmi ndryshojnë sërish vektorin, duke na drejtuar në Tiranë. Nga një telefonatë live në studio dyshohet se është parë në kamëz 10 ditë më parë, ndërsa është identifikuar nga një varëse identike si në një nga fotot e bëra publike. Stafi ’Pa Gjurmë’ po bën të pamundurën të bie ne gjurmët e dy të humburve.

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30