Japrak me gjethe rrushi nga zonja Albana

24 Maj 2023, 11:49

Japrak me gjethe rrushi

Përbërësit:

  • 1 kg qepë të njoma
  • 200 gr oriz
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë koper
  • 1 tufë nenexhik
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj gjalpë
  • Gjethe rrushi
  • Kripë, piper
  • Limontoz

Përgatitja:

Në ujë të vluar vendosim gjethet e rrushit, i lëmë 3 minuta dhe i largojmë.

Qepët e grira i zbusim pak në tigan me yndyrë, shtojmë orizin, bimët aromatike, kripë dhe piper. Me këtë masë mbushim japrakët të cilët i vendosim rradhë-rradhë në një tenxhere ku kemi shtruar disa gjethe rrushi. Sipër japrakëve vendosim nëse kemi disa kumbulla shahine dhe ujë me kripë me pak limontoz. I lëmë japrakët të gatuhen dhe në fund shtojmë gjalpë të djegur që të rreshket paksa gjethja e rrushit.