Japrak të hapur në tenxhere nga zonja Albana

7 Qershor 2023, 11:59

Japrak të hapur  

Përbërësit:

  • Gjethe rrushi
  • 2 domate
  • 2 patate
  • 1 karrotë
  • 200 ml salcë domate pure
  • 300 ml ujë
  • 400 gr mish i grirë
  • 4 lgj oriz
  • 1 qepë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 tufë koper
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tavë vendosim një letër kuzhine të cilën e spërkasim me pak vaj ulliri. Presim patatet në rrethore, domatet gjithashtu në rrethore dhe karrotën në rondele. I vendosim perimet në tavë, mbi to vendosim gjethet e rrushit të cilave u kemi dhënë një valë. Mbi gjethet e rrushit (që i kemi lënë dhe në anët e tavës) vendosim shtresën e mbushjes me mish të grirë, qepën të grirë imët, orizin, kripën, piperin e zi, piperin e kuq dhe koperën. E spërkasim mbushjen me vaj ulliri dhe sërish vendosim gjethe rrushi në sipërfaqen e tavës. Bëjmë disa shtresa derisa të mbarojë kima e përgatitur. Në fund mbulojmë sipërfaqen me gjethe dhe anësoret i mbledhim. Shtojmë salcën e domates të holluar me pak ujë. E vendosim tavën në furrë për 35-40 minuta në 200 gradë Celsius.