Në skype nga Spanja me violinistin Florian Vlashi. ‘Jeta me violinë’ e artistit virtuoz me karrierë ndërkombëtare. Familja, karriera dhe dashuria për qytetin që e rriti, Durrësin.
Violinisti Florian Vlashi nis studimet e violinës që në moshën 6-vjeçare. I ati i tij Gjergj Vlashi, shkrimtar dhe regjisor teatri mjaft i njohur, luajti një rol deçiziv në të ardhmen e të birit. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, duke fituar shumë çmime muzikore ndërkombëtare. Që nga viti 1992, është anëtar i Orkestrës Sinfonike të Galicisë e cilësuar nga kritika e specializuar si më e mira në Spanjë. Aktivitetet e tij shtrihen dhe në pedagogji, konferenca në Universitetet e Spanjës si dhe shumë publikime. Eshtë solist dhe drejtues i ‘Grupo Instrumental SIGLO XX’, një nga grupet më me influencë në muzikën spanjolle. Djaloshi nga Durrësi i nderuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, që nga viti 2003 drejton Bienalen e Durrësit “Netët e Muzikës Klasike”.