Jeta si ‘Dallgë në stuhi’ e poeteshës Majlinda Pajaj, e cila jeton prej vitesh në Amerikë ku punon si ndihmës infermiere. Një rrëfim i sinqertë për vështirësitë e jetës si emigrante dhe zbulimin e pasionit për poezinë dhe pikturën…
Poetja Majlinda Pajaj është autore e katër vëllimeve me poezi, vargje magjike për dashurinë dhe të bukurën, si dhe anëtare e "Bijtë e Shqipes" në Filadelfia. Këto ditë Majlinda ndodhet në Shqipëri për t’i dhënë një çmim mirënjohje aktores së njohur Tinka Kurti nga "Bijtë e Shqipes".
Në profesion Majlinda është ndihmës infermiere, por paçka orëve të gjata në spital, ajo gjen kohë të merret me poezi. Katër vëllimet e saj me poezi ia ka dhuruar bibliotekës që ndodhet në ambientet e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, në mënyrë që fëmijët të lexojnë në gjuhën shqipe dhe të mos harrojnë asnjëherë rrënjët e tyre. Majlinda një grua me shpirt të bukur dhe të fortë, rrëfen vështirësitë e para pas emigrimit në Shtetet e Bashkuara. Por vështirësitë nuk e penguan kurrë të krijonte vargje të bukura për shpirtin. Së shpejti, atë do ta njohim edhe në zhanrin e romanit.