Jeton me gjysmë stomaku, i dhanë 2 vite jetë, tani shëtit botën

2 Shkurt, 15:55

Ata kanë 37 vite me njëri tjetrin, janë njohur që të vegjël në Pejë, janë prindër të dy fëmijëve 27 dhe 25 vjeç. Arianit dhe Merita Koçi, rrëfyen në studion e 'Rreze Dielli' në Report Tv rreth marrdhënies së tyre të bukur, pasionit për udhëtimet e largëta dhe plot aventura duke përcuar energji pozitive.

“Jemi njohur në Pejë, lidhja jonë është forcuar shumë. Tashme Merita është një lloj kokaine për mua, kam krijuar varësi prej saj. Unë jam shume dinamik, ajo me e qetë dhe e urtë e plotësojmë njëri tjetrin”. 

Çifti rrëfeu edhe një problem shëndetësor që pati Merita. Para 5 viteve ajo u diagnostikua me kancer të stomakut, e sot jeton me gjysmë stomaku.

“Merita ka patur tumor në lukth, e mjekët nuk dhanë asnjë shpresë për jetën. Tani jeton me gjysmën e stomakut, mendojmë se ka shpëtuar, nuk ka qeliza malinje .Udhëtimet tona janë shumë intensive, ajo lodhet shumë e harron gjendjen që kaloi, ha shumë më pak, por vetëm insekte jo” – tha me shaka Arianiti.