‘Radio Tirana shpëtoi luftën civile në Tiranë’, disa të pathëna nga Agim Xheka

25 Shtator, 12:01 | Përditesimi i fundit: 2020-09-25 12:11:49

Radio Tirana  që nga dita e parë, me fjalinë historike “ Ju flet Tirana”, Radio Tirana ka qenë pa asnjë mëdyshje radio e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipëris për 80 vite me rradhë.  Sot  rikthejmë disa nga momentet më të bukura dhe vështirësitë e të punuarit në këtë radio, momente të cilat përcillen nga punonjësit e saj. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishin të ftuar Vjollca Fetahu  Zalli montazhiere dhe  Agim Xheka gazetari dhe folësi i njohur në këtë radio, i cili nga kujtimet e tij ndau me ne, emisonin e parë që u realiua direkt.

Ai tregoi edhe për disa ngjarje historike të cilat kanë ndodhur gjatë kohës kur punonte si folës dhe gazetar për Radio Tiranën:

‘’Kur vijmë tek Hotel Dajti dëgjohet një breshëri automatiku edhe nxituam, filluan njerëzit të grumbulloheshin te ura, përball ishin dy tanke me ushtarë dhe ne e pamë në atë distancë që ajo breshëri automatiku ishte nga një gjest i një vajze që i hodhi ushtarit një degë mimoze dhe ushtari trembet dhe qëllon lart. Në atë kohë njerëzit të ndarë në dy kampe të ndryshëm, diskutonin përse nuk e vrasin Ramiz Alinë, të tjerët ishin kundra dhe kur e dëgjuan këtë breshëri ata me të tyren thanë e vranë Ramiz Alinë se erdhi nga blloku dhe u grumbulluan njerëz. DheiI them Lulit të ikim shpejt se këtu ka mundësi të plasi luftë civile se u grumbulluan dy rryma të kundërta dhe  vij në drejtori i bie derës dhe gjej drejtorin…..i them të shkojmë me një makinë me një megafon dhe t’i bëjm thirrje atij populli sepse aty edhe po të bërtasësh nuk të dëgjon njeri por me altoporlant të dëgjon. Mirë mirë tha, prit përjashta dhe mbas dy tre minutash ka ardhur shoferi….kur shkuam tek hotel Dajti fillova të flisja ‘’ populli i Tiranës ruani gjakftohtësinë, jeni vëllezër, nuk ka ndodhur asgjë, ka ndodhur kjo’’ duke i sqaruar dhe e di unë çfarë kam hequr sepse në krahun e djathë të makinës aty ku isha ulur dhe mbaja mikrofonin gati të thyenin xhamin disa fytyra si kriminelë sikur donin të më hanin të gjallë. Filloi turma të kthehej për në bulevard tek Skënderbeu pastaj erdhi një makinë ku kishte hipur Neritan Ceka me një megafon dhe me një fëmijë në dorë,dhe bëri të njëjtën thirrje unë është hera parë që po e them këtu, nuk e kam thënë se më duket sikur po I bëj karshillëk Neritanit por kur erdhi  Neriani, gjysma e popullatës kishte marr rrugën për tu kthyer në qendër, dhe ca zëra thojnë që ai shpëtoi luftën civile por e shpëtoi Radio tirana’’ tha gazetari Agim Xheka.

Programe të tjera

Shiko të gjitha