Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë e gatuar në kripë / Supë me trahana dhe domate / Sangria e festave me boronicë e shegë.
A mund të zbulojmë gjendjen e trupit tonë duke lexuar gjuhën? Shpeshherë, ndryshimet në ngjyrë, strukturë apo shenja të veçanta në gjuhë shfaqin informacione të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Një gjuhë e bardhë, e skuqur, e çarë apo me shtresa të ndryshme mund të tregojë çrregullime të brendshme, mungesa ushqyese apo sinjale që trupi po përpiqet të na dërgojë. Kjo temë na ndihmon të kuptojmë më mirë se si një pjesë kaq e vogël e trupit mund të japë kaq shumë të dhëna për mirëqenien tonë. Në "Rreze Dielli" me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, zbulojmë se çfarë tregon gjuha për shëndetin tonë, nga prania e mykut deri tek shëndeti i mëlçisë dhe zorrëve. Si të kuptojmë se cili organ është në alarm?!
A është vërtet i shëndetshëm dhjami i kafshëve? Çfarë roli ka luajtur ai ndër shekuj në gatimin tradicional dhe pse përdorej kaq gjerësisht nga gjyshërit tanë? Cilat janë arsyet që sot ai shihet me dyshim, dhe sa ndikojnë në këtë perceptimet moderne mbi yndyrat? A e toleron ai gatimin në temperatura të larta më mirë se yndyrat e tjera? A mund të ketë lidhje mes mënyrave të vjetra të gatimit dhe mungesës së disa sëmundjeve që sot janë të përhapura? Dhe më në fund, si duhet ta vlerësojmë përdorimin e tij sot, në një botë ku ushqyerja është bërë kaq komplekse. Nutricionisti Altin Joka, na shpjegon vlerat e vërteta të dhjamit të kafshëve dhe arsyet pse ai duhet të zërë vend në përdorimin tonë të përditshëm.





















