'Ju kanë çuar në parlament me mërzit Ramën apo për Shqipërinë?', telefonuesit kundër Markut e Gjekmarkajt

9 Maj 2021, 12:28

Nisur nga disa deklarata të deputetëve të zgjedhur të Lezhës Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj që në Parlament do të jenë për të mërzitur Edi Ramën disa prej telefonuesve u shprehën kundër këtij qëndrimi pasi sipas tyre populli i ka votuar për të cuar përpara vendin dhe jo për t’u marrë me kryeministrin. Nëse kanë këtë qëllim më mirë të mos hyjnë fare në Kuvend kanë thënë ata.