'Ju për ato gallatat jeni'/ 'Shpërthen' Jul Deda: Regjisorët e teatrit s’na duan! Konsumi televiziv? Aktori: Klanifornia më e ndjekur, Portokallia ka humbur sharmin (25 shkurt 2023)

25 Shkurt 2023, 20:08

9 Vite larg, Jul Deda rikthehet në skenën e teatrit me shumë emocione.Për këtë distancë të largët nga kjo skenë, aktori fajëson regjisorët që sipas tij nuk i besojnë aktorëve të spektakleve televizive. Deda i tha gazetarit Ermal Qori gjatë intervistës në emisonin e tij “N’kohë” në Report Tv se në fillim është refuzuar prej shumë regjisorëve.