“Ju shkatërrova, më falni”/Mbërrin në Report tv pas tre viteve i humbur, Ardian Hysa përlot

20 Janar 2021, 19:31 | Përditesimi i fundit: 2021-01-21 00:19:06

Pas 3 vitesh i zhdukur, ‘Pa Gjurmë’ ka bashkuar me familjen e tij, Ardian Hysën. Takimi është transmetuar ‘live’ në Report Tv, Ardiani ka takuar në hollin e TV nipin, e më pas kokë ulur është futur në studio ku është takuar me motrën dhe bashkëshorten. Sapo mbërritur në studio, Ardiani u mbulua me përqafime nga motra e tij, Marjeta, e ndërsa gruaja Qamilja nuk i ka kursyer lotët, edhe pse nuk e takoi sepse ishte e zemëruar që e kishte lënë vetëm për 3 vite.

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv