Jufka me mish pule - Tradita dibrane
Përbërësit:
- 500 gr jufka
- 1 pulë e vogël
- 2 kokrra qepë
- 1 lgj kripë
- 1 lgi salcë domate koncentrat
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 litër buljon pule
- Piper i kuq pluhur
- Piper i zi kokërr
Përgatitja:
Fillimisht ndajmë pulën në racione dhe e kaurdisim në gjalpë së bashku me qepët e grira imët. Më pas shtojmë salcën koncentrat të domates dhe rreth 1 litër ujë dhe e lemë pulën të ziejë. Ndërkohë jufkat i shtrojmë në një tavë, i spërkasim me pak gjalpë dhe i vendosim në furrë për rreth 10 minuta sa të marrin pak ngjyrë duke i përzier herë pas here që pjekja të bëhet e njëtrajtshme. Rregullojmë shijen e pulës me kripë, piper të kuq dhe piper të zi kokërr. Largojmë jufkat nga furra dhe hedhim 2- 3 garuzhde lëng pule. I trazojmë pēr 2 minuta sa jufkat të zbuten pak dhe më pas shtojmë pjesën tjetër të buljonit si dhe racionet e pulës. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për rreth 15 minuta.