Kaçamak tradicional, receta e vjetër autentike e stërgjysheve tona nga zonja Albana

31 Janar, 12:16

Kaçamak tradicional

Përbërësit:

  • 1 litër ujë
  • 500 gr miell misri
  • 1 lugë e mesme kripë
  • Gjalpë i freskët

Përgatitja:

Ziejmë ujin bashkë me kripën, shtojmë miellin e misrit sipër ujit. E shpojmë në 5-6 vende dhe e lëmë në zjarr të ulët të ziejë për 30 minuta pa e përzier. Pas 30 minutave e ulim zjarrin në minimum dhe e përziejmë mirë me një lugë druri derisa të fitojmë një masë homogjene. Më pas djegim gjalpin dhe i japim formën me një lugë. Kaçamakun e shoqërojmë me djathë ose kos.