Kaçamaku i Sharrit
Përbërësit:
- 5 gota ujë
- 1 gotë miell misri
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lç kripë
- 2 lgj gjalpë
- 2 lgj ajkë / djathë kaçkavall
Përgatitja:
Vendosim në një tenxhere të madhe ujin së bashku me kripën dhe thelpinjtë e grimcuar të hudhrës. E lëmë ujin derisa të vlojë, më pas shtojmë gradualisht miellin e misrit duke e përzier pa ndërprerje gjatë gjithë kohës. Ulim pak zjarrin që kaçamaku të vlojë ngadalë. E përziejmë herë pas here duke shtuar dhe pak ujë në momentin që shohim që kaçamaku ngjit në fundin e tenxheres. Në fund shtojmë gjalpë dhe e servirim menjëherë të ngrohtë me pak ajkë ose me djathë të grirë kaçkavall.