Kadaif me arra dhe stika
Përbërësit:
- 700 gr kadaif
- 300 gr gjalpë
- 300 gr arra
- 200 gr stika
Sherbeti:
- 3 gota sheqer
- 2 e 1/2 gota ujë
- Lëng limoni
Përgatitja:
Marrim kadaifin e hapim dhe e spërkasim me gjalpë. Në një filxhan shtojmë një pjesë kadaif, në mes vendosim arra dhe sërish kadaif. E ngjeshim kadaifin dhe e rrotullojmë rreth filxhanit (pjesa e brendshme). I vendosim topthat e kadaifit në një tavë dhe në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Përgatisim ndërkohë sherbetin dhe pasi kadaifi të jetë pjekur e spërkasim me stika dhe e sherbetosim.