Kadaif pa pjekje me krem
Përbërësit:
- 250 gr kadaif
- 4 lgj gjalpë
- 4 lgj sheqer
- 1 filxhan arra
- Për kremin muhalebi:
- 4 lgj miell
- 2 lgj niseshte
- 1 gotë gjalpë i tretur
- 2 lk vanilje
- 1 gotë sheqer
Përgatitja:
Kaurdisim kadaifin me gjalpin pasi e kemi shkriftuar me duar. Shtojmë sheqerin dhe arrat e shtypura. E sheshojmë në një tavë. Në një tenxhere ku kemi hedhur gjalpë shtojmë miell dhe e shuajmë me 1 litër qumësht, hedhim sheqerin dhe e lëmë derisa masa të trashet. Kremin muhalebi e shtrojmë mbi shtresën e kadaifit, e hapim mirë dhe vendosim një tjetër shtresë me kadaif. E presim më pas në forma dhe në çdo pjesë të prerë të kadaifit vendosim pak fistik të grirë.