Kanceri në gji po e vret/’Jam dorëzuar, skam bukë të ha’

14 Qershor 2022, 18:55

 

Jeta e saj ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh. E dënuar nga fati që në moshën 19-vjeçare, kur në trupin e saj u shfaqën shenjat e para të kancerit në gji. Për shkak të kushteve ekonomike, neglizhoi sëmundjen e cila çdo ditë e më shumë përparonte. Roza Zhuri rrëfen këtë histori të trishtë të përballjes me sëmundjen e rëndë. 44-vjeçarja nga fshati Hajmel i Shkodrës e la pas dore shëndetin e saj duke vënë në rrezik edhe jetën. Në vitin 2018 pas dhembjeve të shumta dhe gjëndrave në gji do të duhej të kryente vizitat e para. Pas një viti kurimi ajo, ndërsa sëmundja ishte në një stand të avancuar, ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Nga kjo ndërhyrje ajo hoqi gjoksin e saj të djathtë.