Kandidon për mandat të dytë në bashkinë e Beratit, Demo: Investimet në 3 vitet e fundit më të mëdhatë në 30 vite! Diferenca me kundërshtarin do jetë 5 mijë vota

28 Prill 2023, 22:37 | Përditesimi i fundit: 2023-04-28 22:39:24

Kandidati i PS-së, për bashkinë e Beratit, Ervin Demo kërkon një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie. I ftuar në studion e "Pa Protokoll" me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, Demo tha se gjatë 4 viteve që ai ka qenë në krye të bashkisë së Beratit, qyteti ka pasur një transformim të jashtëzakonshëm.