Karabec, Tavë me miell misri dhe fasule
Përbërësit:
- 500 gr miell misri
- 250 gr fasule të kuqe
- Vaj ulliri
- Kripë
- Piper
Përgatitja:
Kaurdisim miellin e misrit me yndyrë në një tigan. Fasulet e kuqe i kemi zjerë me pak vaj të shtuar në ujë. Bashkojmë fasulet me miellin e kaurdisur, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e shtrojmë masën në një tavë. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë derisa të krijojë një ngjyrë në sipërfaqe.