Kartolina që bëri të gjithë të qajnë… Humbi të atin kur ishte 3 vjeç por ai e uron në çdo ditëlindje…

4 Mars 2023, 21:46

Një natë e paharrueshme kjo e sotmja në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. 
Vetëmohim, do të ishte fjala përmbledhëse e gjithë sakrificës së mësuese Bukurie Kortoçit pas humbjes së bashkëshortit të saj në një ditë që gëzimi ishte i tejskajshëm.
Përballë saj, e bija, Daniela, tashmë e rritur ndan kujtimet e 3 viteve me të atin dhe tregon forcën që i ka lënë ai deri në ditët e sotme.
Një natë reflektimi, emocionesh të papërshkrueshme, dashuri dhe forcë e tejskajshme dhurohet për ju sonte në ekranin e Report tv, ora 21:00.