Kek i butë si sfungjer, vetëm me miell dhe vezë nga zonja Albana

6 Korrik, 11:32 | Përditesimi: 6 Korrik, 11:32

Kek si sfungjer

Përbërësit:

  • 4 të verdha veze
  • 15 gr sheqer
  • 5 gr ekstrakt vaniljeje
  • 1 gr kripë
  • 60 ml qumësht
  • 20 ml vaj vegjetal
  • 50 gr miell për kek
  • 2 gr pluhur pjekës

Për marengën:

  • 4 të bardha veze
  • 55 gr sheqer

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 155°C. Në një tas rrihni të verdhat e vezëve me pak sheqer derisa të zbardhen. Shtoni vaniljen, kripën dhe qumështin. Përziejini mirë. Hidhni vajin dhe përziejeni përsëri. Shtoni miellin e situr bashkë me pluhurin pjekës dhe përziejeni derisa masa të jetë homogjene. Në një tas tjetër rrihni të bardhat e vezëve. Shtoni gradualisht 55 gr sheqer dhe vazhdoni rrahjen derisa të formohet marengë e fortë. Shtoni marengën në masën me të verdhat duke e përzier me spatul me lëvizje të lehta nga poshtë lart. Mos e përzieni shumë, që të mos humbasë ajrin. Lyeni me gjalpë një tavë qeramike dhe hidhni brumin. Piqeni për 14 minuta në 155°C. Pas 14 minutash bëni një prerje të lehtë në mes të sipërfaqes së kekut me një thikë të mprehtë. Vazhdoni pjekjen edhe 30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

MC/Shqiptarja.com