Kek me banane nga zonja Albana

29 Shkurt, 12:09

Kek me banane

Përbërësit:

  • 4 kokrra vezë
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr kos
  • 100 gr sheqer
  • 1 gotë lëng portokalli
  • 1 bustinë vanilje
  • 150 gr miell
  • Banane
  • Lëkurë e grirë portokalli

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit, përveç bananeve i kalojmë në një tas duke i përzier. Qërojmë bananet dhe i vendosim në një tavë. Sipër shtrojmë kremin dhe e spërkatim sipërfaqen e kekut me lëkurë portokalli të grirë. E vendosim në pjekje në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.