Kek me boronica dhe manaferra, pak përbërës dhe shije mbresëlënëse nga zonja Albana

1 Shtator, 10:55 | Përditesimi: 1 Shtator, 10:55

Kek me boronica dhe manaferra

Përbërësit:

  • 200 gr miell
  • 120 gr sheqer
  • 100 gr gjalpë i butë / vaj luledielli
  • 2 vezë
  • 1 kos i vogël natyral ose 100 ml qumësht
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 1 majë kripë
  • 150 gr boronica të freskëta
  • 150 gr manaferra të freskëta
  • Pak lëkurë limoni të grirë imët

Përgatitja:

Rrahim gjalpin me sheqerin derisa të bëhet krem. Shtojmë vezët një nga një, pastaj kosin (ose qumështin). Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe kripën dhe e shtojmë gradualisht tek masa. Shtojmë vaniljen dhe lëkurën e limonit. Lyejmë një tepsi me gjalpë dhe e spërkatim me pak miell. Hedhim gjysmën e brumit, shpërndajmë gjysmën e frutave, pastaj vendosim pjesën tjetër të brumit dhe frutat mbi sipërfaqe. E pjekim kekun në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet pak dhe më pas e spërkatim me sheqer pluhur para servirjes.

MC/Shqiptarja.com