Kek me fruta të thata nga zonja Albana

25 Dhjetor 2023, 12:12

Kek me fruta të thata

Përbërësit:

  • 500 gr miell për ëmbëlsira
  • 4-5 kokrra vezë
  • 250 gr gjalpë i shkrirë
  • 500 gr fruta të thata si rrush, kajsi, boronicë, kumbulla
  • 50 gr fistik të grirë
  • 100 gr sheqer i bardhë
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 1 lugë kanellë
  • 1/2 lk sodë buke
  • 1 lk pluhur pjekës
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 gotë lëng portokalli
  • 1 gotë lëng limoni

Përgatitja:

Tresim në një tigan gjalpin dhe vendosim frutat e thata me sheqerin e bardhë dhe lëngun e portokallit. I lemë të ziejnë për 4-5 minuta. E kalojmë masën në një tas të madh dhe e lemë të ftohet në temperature ambienti. Pasi masa të jetë ftohur hedhim në të miellin, sodën e bukës, sheqerin pluhur, kanellën, lëngun e limonit, vaniljen. Rrahim vezët mirë dhe i hedhim tek masa e brumit. I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një brumë i butë. Brumin e vendosim në një formë keku të lyer me gjalpë. Mbi të shtojmë fistikët dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.