Kek me limon dhe lëkurë dardhash nga zonja Albana

21 Korrik, 11:25 | Përditesimi: 21 Korrik, 11:25

Kek me limon dhe lëkurë dardhash

Përbërësit:

  • 1 limon i madh
  • 180 gr sheqer
  • 70 ml vaj vegjetal
  • 50 ml qumësht
  • 3 vezë
  • 250 gr miell
  • 10 gr pluhur pjekës
  • 1 filxhan çaji fruta të thata miks
  • 1 lugë çaji gjalpë
  • Lëkura dardhash

Për glazurën:

  • 100 gr sheqer pluhur
  • 2–3 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Ziejeni limonin për 6 minuta. Lëreni të ftohet pak, priteni në copa dhe hiqni farat. Në një tas vendosni: limonin e zier, sheqerin, vajin, qumështin dhe vezët. Kalojini të gjitha me blender dore derisa masa të bëhet e lëmuar. Shtoni miellin dhe pluhurin pjekës, përziejini dhe në fund shtoni frutat e thata dhe lëkurat e dardhave duke i përzier lehtë me spatul. Hidhni brumin në një tavë keku të veshur me letër pjekjeje. Vendosni 1 lugë çaji gjalpë në mes të brumit dhe piqeni në furrë të parangrohur në 160°C me ventilator për 30–35 minuta. Ndërkohë përgatitni glazurën. Përzieni sheqerin pluhur me lëngun e limonit derisa të krijohet një krem i trashë. Pasi keku të jetë ftohur, hidheni sipër dhe zbukurojeni me pak lëkurë limoni të grirë.

MC/Shqiptarja.com