Kek me luleshtrydhe nga zonja Albana

18 Maj 2023, 12:01

Kek me luleshtrydhe

Përbërësit:

  • 5 vezë
  • 180 gr sheqer
  • 100 ml qumësht
  • 200 gr gjalpë i tretur
  • 300 gr miell
  • Pluhur pjekës
  • 1 vasketë me luleshtrydhe

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen. Shtojmë gjalpin, qumështin, miellin e situr me pluhurin pjekës dhe një pjesë të luleshtrydheve.

E kalojmë brumin në tavë ku kemi vendosur letër pjekje. Pjesën tjetër të luleshtrydheve i spërkasim me miell dhe i vendosim sipër kekut. E vendosim kekun në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 40 minuta afërsisht.