Kek me pjeshkë
Përbërësit:
- 3 vezë
- 180 gr sheqer
- 80 ml vaj
- 150 ml qumësht
- 300 gr miell
- 1 bustinë fryrës ëmbëlsirash
- Lëkurë limoni
- 4-5 pjeshkë
Përgatitja:
Në një enë përziejmë vezët me sheqerin me tel dore, shtojmë qumështin dhe vajin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë më pas lëkurën e grirë të limonit dhe fryrësin pjekës. Në fund gradualisht shtojmë miellin e situr dhe disa copëza të vogla pjeshke. Pjesën tjetër të pjeshkëve i kemi prerë në feta gjysmë hëne, të cilat i vendosim sipër masës së kekut. E vendosim kekun në pjekje në 180 gradë për 45 minuta.