Kek me portokall
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 150 gr sheqer
- 3 kokrra vezë
- 250 ml lëng portokalli
- 50 ml vaj ulliri
- 1 lugë e vogël sodë
- Lëkurë portokalli e grirë
Përgatitja:
Në një enë rrahim vezët së bashku me sheqerin. Më pas hedhim lëngun e portokallit dhe vajin duke i përzier mirë. Miellin me sodën i bashkojmë dhe i shtojmë në masën e lëngshme duke i situr. E trazojmë mirë derisa masa të homogjenizohet. Në fund hedhim lëkurën e portokallit të grirë në rende.
Masën e kekut e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe pak miell dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 40 minuta.