Këlliçi në Report Tv: S'do doja që zgjidhja e krizës në PD në 2021 të vinte nga Berisha, por është i vetmi! Ta quash Kuvendin Kombëtar miting, fyese për demokratët

13 Nëntor 2021, 16:58 | Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 16:58

TIRANË- Sali Berishën, Belind Këlliçi nuk e sheh si opsionin më të mirë për të zgjidhur krizën brenda PD-së, por e cilëson si të vetmin opsion, me argumentin se vetëm ai mund të rindezë demokratët. Në studion e Report Tv, ish-kreu i FRPD-së, njëkohësish deputet, tha me bindje se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar dhe se nuk do të jetë një miting siç e ka cilësuar numri 2 i partisë Gazment Bardhi, por një institucion që do të ndihmojë sipas tij, në bashkimin e PD-së.

LR/Shqiptarja.com