Këndon në mbi 15 gjuhë, artistja shqiptare që nuk heq dorë kurrë nga muzika

24 Qershor 2022, 14:11

Liljana Kondakakci, një emër i madh i muzikës shqiptare që ka lënë gjurmë me zërin e saj të pakrahasueshëm, që për çudinë e të gjithëve nuk ka ndryshuar aspak. Ajo vazhdon të jetë po aq aktive në skena sa edhe dikur. Në një intervstë në emisionin “Rreze Dielli”, këngëtarja e mirënjohur u shpreh se do të qëndrojë gjatë në skenë, dhe se nuk e mendon dot veten jashtë skenës muzikore.