Kërcënimet në Veriun e Kosovës dhe ndarja tjetër e PD-së (19 qershor 2023)

20 Qershor 2023, 08:02

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gentian Gaba i ftuar në studion e emisionit ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV tha se kryesia kërkon të ketë zgjedhje të kryetarit të ri sa më shpejtë duke qenë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë shumë afër. Për profesorin Milazim Krasniqi, situata në veri është aq serioze sa nëse do të vazhdohet me këtë krizë edhe në ditët në vijim, atëherë KFOR mund të marrë nën kontroll të plotë veriun e Kosovës, si në vitin 1999, duke larguar policinë shqiptare që ndodhet aty.