Kërpudha të mbushura nga zonja Albana

24 Dhjetor, 12:01

Kërpudha të mbushura

Përbërësit:

  • 500 gr kërpudha të mëdha
  • 100 gr proshutë
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 50 gr krem djathi / djathë të bardhë të butë
  • 2 lugë gjelle bukë të thekur
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji majdanoz i grirë

Përgatitja:

Pastrojmë kërpudhat me një peshqir të lagur dhe largojmë kërcellin me kujdes. Bëjmë një hapësirë të vogël brenda për mbushje. Në një tas përziejmë proshutën e grirë, djathin kaçkavall, kremin e djathit, hudhrën, bukën e thekur, majdanozin dhe erëzat. I përziejmë mirë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Me kujdes mbushim çdo kërpudhë me përzierjen e përgatitur, e shtypim pak që mbushja të qëndrojë e qëndrueshme. I vendosim kërpudhat në një tavë të lyer me pak vaj ulliri, i spërkasim me pak djathë kaçkavall dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 15-20 minuta.