Kimë me vezë
Përbërësit:
- 1 qepë
- 300 gr mish i grirë
- 1 domate
- 1 spec i kuq
- 1 lgj vaj ulliri
- 3 kokrra vezë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën me mishin e grirë me pak vaj ulliri. Shtojmë më pas domaten dhe specin e grirë duke e kombinuar me salcë domatesh. E lëmë për 3 minuta dhe më pas shtojmë të verdhat e vezëve. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund hedhim djathin e grirë përsipër. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.