Kimë verore me qepë, speca dhe domate / Super shije në pak minuta nga zonja Albana

24 Qershor, 12:28

Kimë verore me qepë, speca dhe domate

Përbërësit:

  • 1 kg qepë
  • 2 fk vaj 
  • 3 speca
  • 2 domate / 1 lgj salcë
  • 4-5 kokrra vezë
  • Kripë, piper
  • Gjethe dafine

Përgatitja:

Qepët e thata të prera në formë rrethi i kaurdisim në zjarr të ngadaltë mbuluar me kapak derisa të zbuten. Më pas hedhim domate ose salcë, specat, kripë, piper të zi, dafinë, ujë dhe i lëmë të gatuhen mirë dhe të mbeten me pak lëng. E kalojmë gatimin në një tavë, e hapim mirë në të gjithë sipërfaqen dhe më pas hedhim vezët pak të larguara njëra- tjetra. Shtojmë kripë e piper i zi dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur dhe e lëmë pak minuta derisa të mpiksen vezët.