KLGJ shtyn vendimin për gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Flet babai: Fajin e kanë e eprorët, la në burg djalin e deputetit

25 Shkurt 2021, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2021-02-25 14:29:08

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë sërish vendimin për gjyqtaren Enkelejda Hoxhën.  Mbledhja e sotme përfundoi pa marrjen e një vendimi, ndërkohë që u vendos shtyrja e seancës për në datën 4 Mars.

Vetë gjyqtarja nuk ishte e pranishme në seancë, ndërkohë që me anë të një deklarate me shkrim kërkonte që të shtyhej seanca dëgjimore për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet.

Gjatë mbledhjes Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares pasi shkeljet e bëra prej saj nuk vijnë nga paaftësia por si rezultat i një veprimi të drejtpërdrejt dhe të vullnetshëm.

Babai i gjyqtares tha se vajza e saj është e pafajshme dhe se fajin e kanë eprorët, ndërkohë që shtoi se ajo la në burg djalin e deputetit dhe shoqja e saj sipas babait të gjyqtares që e liroi nga burgu sot është në Gjykatën e Lartë.

"Magjistratja ka bërë një deklaratë me shkrim që na ka ardhur ku thuhet se në seancën gjyqësore do përfaqësohem nga avokati, por theksoj se seanca dëgjimore duhet të shtyhet për shkak të gjendjes e pozitës ku ndodhem. Por nuk dëshiroj të shoqërohem nesër", kështu thuhet në deklaratën që e ka bërë me shkrim dore nbga gjyqtarja.

Artur Metani: Është situatë delikate. Si Artur Metani e mirëkuptoj e nuk do doja kurrë të kishte një situatë të tillë, si kjo që po kalon magjistratja.  Do i bëja thirrje të rishikonte këtë qëndrim sepse edhe sjellja dinjitoze është e rëndësishme në këtë proces. Por si Inspektori i Lartë i drejtësisë më duhet të jem dhe jam i ftohtë ia kemi dhënë çdo mundësi magjistrates. Kam mirëkuptuar shtyrjet sepse e mirëkuptoj se një procedim disiplinor shkakton tronditje. Por procesi duhet të vijojë. Unë isha kundër shtyrjes edhe herën e kaluar. Nuk jam dakord që të shtyhet, nuk e shoh si arsye të ligjshme, të paktën me aq sa dëgjova në këshill nga deklarata e saj. E para sepse magjistratja është njoftuar dhe vetë avokati gjithashtu është njohur. Mbase këshilli duhet ta kontaktojë që të kuptojë se pse nuk është ende këtu.