Koc me perime në furrë nga zonja Vjollca

26 Qershor 2020, 11:52

Koc me perime në furrë

Përbërësit:

2 peshq Koc

3 patate

2 karrota

1 kungull

2 speca ngjyra mix

4 thelpinj hudhër

2 degë majdanoz

1 limon

Pak trumzë

100 ml verë të bardhë

Pak vaj ulliri

Kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Lajmë pastrojmë peshkun, e marinojmë me kripë dhe vendosim në barkun e tij 1 degë majdanoz, 1 fetë limon dhe 2-3 feta hudhër. Ndërkohë qërojmë patatet dhe karrotat dhe i presim në feta, gjithashtu dhe kungujt, ndërsa specat i presim në copa të mëdha. I vendosim të gjitha perimet në një tas të madh dhe i rregullojmë me kripë, piper të zi, trumzë dhe vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe i vendosim në tavë duke shpërndarë dhe disa thelpinj hudhër. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Në fund vendosim në tavë mbi perime peshkun e marinuar dhe e rivendosim në furrë dhe për 20-25 minuta. Në 10 minutëshin e fundit e shuajmë peshkun me verë.