Kofsha pule të pjekura me perime nga zonja Vjollca

23 Korrik 2020, 10:16

Kofsha pule të pjekura me perime

Përbërësit:

Salca për marinim

2 filxhan kafe vaj ulliri

1 filxhan kafe pure domate

2 thelpinj hudhër ( e grirë)

kripë dhe piper të zi

1 lugë çaji piper i kuq

1 lugë çaji kumin

1 lugë çaji trumzë

4-5 kofshë pule

304 patate

3 speca mix (1 i kuq dhe 2 jeshil )

8 domate qershi

1 filxhan çaji ujë i nxehtë

Përgatitja:

Në një tas të madh vendosim vajin, pure domate, hudhrat të grira imët, kripë, piper të zi, piper të kuq, kumin, trumzën I trazojmë të gjitha këto përëbrës dhe shtojmë në të kofshët e pulës të cilave mund të kemi bërë disa prerje vertikale I përziejmë mirë  me duar I mbulojmë dhe I lemë në frigorifer të marinuara për 2 orë. Pasi të kalojë kjo kohë dhe kofshët të jenë marinuar. I largojmë nga tasi dhe i vendosim në një tepsi ku në hapsirat bashkë vendosim petet të prera në kubikë të mëdhenj, specat në rrathë në trashësi 1cm, domatet qershi të pa prerë ( kokërr). Shtojmë 1 filxahn çaji ujë të nxehtë në tasin me salcë e përziejmë  mirë dhe e shpërndajmë në tavë. E vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 40 minuta.