Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e 'BF' për bashkinë e Kuçovës, rinumërimi lë PS forcë të parë! Maliqi: Vendim politik, fitoi krimi e korrupsioni

30 Qershor 2023, 20:36

Me përfundimin e procesit të rinumërimit nga Kolegji Zgjedhor, të 18 kutive, për bashkinë Kuçovë, rezultati nuk ka ndryshuar dhe PS mbetet forcë. Kolegji Zgjedhor dha vendimin që të rrëzojë ankimimin e 'BF' për këtë bashki ku kërkonin të shpallej rezultati i pavlefshëm.