Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD dhe ceritifikon zgjedhjet e 11 majit

4 Shtator 2025, 18:24 | Përditesimi: 4 Shtator 2025, 20:29

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike dhe ka certifikuar zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, por Kolegji e rrëzoi këtë padi duke i konsideruar të rregullta këto zgjedhje.

Vendimi u mor me shumicë votash dhe nuk është i apelueshëm pasi ka formë të prerë.

I.M/Shqiptarja.com