Kolendra, kulaçkat e gjysheve me kos nga Mirela Andoni

13 Tetor, 11:13 | Përditesimi: 13 Tetor, 11:13

Kolendra, kulaçka me kos

Përbërësit:

  • 1 gotë kos
  • 1 gotë vaj Gold ose gjalpë i tretur
  • 1 gotë sheqer
  • 1 vezë Ovvital
  • 1 lugë sodë buke
  • Lëkurë portokalli ose vanilje sipas dëshirës
  • Miell sa të bëhet brumë e mos ngjisë

Përgatitja:

Bashkohen të gjithë përbërësit e lëngshëm dhe më pas shtojmë miellin dhe sodën. Brumin e ndajmë në kualçka të vogla dhe i japim formë sipas dëshirës. Pjekja 12-15 minuta me 180 gradë dhe brumi nuk qëndron, por piqet menjëherë.

MC/Shqiptarja.com