Kompekaj me arra nga zonja Albana

24 Tetor 2023, 11:49

Kompekaj me arra

Përbërësit:

  • 8 vezë
  • 8 lgj sheqer
  • 2 lgj gjalpë
  • 8 lgj miell
  • 2 lgj kakao
  • 1 filxhan arra të thërrmuara
  • 2 petë sfoljatë

Për shërbetin:

  • 2 e 1/2 gotë sheqer
  • 2 gota ujë

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet vëllimi, më pas shtojmë gjalpin e shkrirë. Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat e thërrmuara dhe e shtojmë në mënyrë graduale duke e trazuar lehtësisht nga poshtë lart, në mënyrë që të mos ulet volumi.

Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim një petë duke e ngritur pak në anët e tavës. Hedhim masën e përgatitur, më pas shtrojmë me kujdes petën tjetër. E vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë në temperaturën 180-200°C për 30-35 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet. Pasi kompekaja të jetë pjekur e sherbetosim.