Konflikti në Veri të Kosovës

13 Dhjetor 2022, 07:35

Me debate ka vijuar tematika e tensioneve në veri të Kosovës në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ ku analisti Milaim Zeka është përplasur me ish deputetin e vetëvendosjes Bojken Abazi.

Në studio, Abazi akuzoi analistin se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe se e dinte të kalurën e tij. E ndërsa ky i fundit u shpreh se do e çonte në Gjykatën e Tiranës dhe nëse vërtetohen pretendimet e tij do të heqë dorë nga karriera e tij.