Kos me kastraveca dhe hudhër nga zonja Vjollca

22 Korrik 2020, 11:03

Kos me kastraveca dhe hudhër

Përbërësit:

2 kastraveca

4-5 thelpinj hudhër

kripë

vaj ulliri

1 kg kos

1 lugë gjelle kopër

Përgatitja:

Qërojmë kastravecin dhe e grijmë atë në rende nga ana më e trashë e rendes. Shtypim hudhrat dhe pak kripë, dhe I përziejmë në një tas sëbashku. Trazojmë kosin në një tas me tel vezësh, dhe fillojmë të shtojmë pak nga pak tek tasi me kastravec dhe hudhër e përziejmë ngadalë me qëllim që të përziejmë mirë dhe të marrim shijen e njëra tjetrës. Në fund shtojmë 1 lugë gjelle kopër, të grirë hollë dhe nga 1 lugë gjelle vaj ulliri për racion .